”Serbia është tërbuar nga fuqizimi i Ramushit”

Sipas Pal Lekajt ”Millosheviçat” e sotëm kanë frikë nga ajo që përfaqëson Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj sot ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë, duke thënë se Ramush Haradinaj do të jetë çdo herë në ballë kur “Milloshat” e Serbisë guxojnë të sulmojnë Kosovën.

Ai përmes një postimi është shprehur se “Milloshat” e Serbisë, tani tanket e sulmet i kanë zëvendësuar me mjetet e shpifjes e të propagandës, por që qëllimi është i njëjtë, pushtimi i Kosovës, gjë të cilën nuk do ta arrijnë kurrë.

”Ramushi do të jetë çdo herë në ballë kur “Milloshat” e Serbisë guxojnë të sulmojnë Kosovën. Në krejt vrerin që “Millosheviçat” e sotëm e derdhin kundër Ramush Haradinajt e tregojnë vetëm një të vërtetë. Frikën ndaj asaj çka përfaqëson z.Haradinaj (e vërteta dhe e drejta e munguar nder vite për Kosovën dhe shqiptarët). E duke qenë të vetëdijshëm, këta këlyshë të monstrumit Millosheviç, se po ju ngushtohet laku rreth fytit dhe nuk do të mund të vazhdojnë të bëjnë lojën e djallit me Kosovën, siç kanë bërë deri tani, “Milloshat” e Serbisë, tani tanket e sulmet me to, i kanë zëvendësuar me mjetet e shpifjes e të propagandës, por që qëllimi është i njëjtë, pushtimi i Kosovës. E ketë s’do ta arrijnë asnjëherë tjetër. Serbia është tërbuar nga fuqizimi i Ramushit”, ka shkruar Lekaj në facebook./21Media

Back to top button