Burri ndodhet i izoluar në spitalin e Suboticës

Burri ndodhet i izoluar në spitalin e Suboticës

Serbia konfirmoi rastin e parë me koronavirus. Njoftimin e dha Ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zlatibor Loncar gjatë një konference për media.

Ai tha se pacienti kishte qenë në kontakt me motrën e tij në Budapest që kishte probleme me frymëmarrjen. Burri ndodhet i izoluar në spitalin e Suboticës. Ai tha se nuk ka asnjë arsye për të frikësuar, shkruan agjensia serbe e lajmeve N1.

Loncar tha se të gjithë ministrat e shëndetësisë në Evropë, qoftë në Bashkimin Evropian apo jo, duhet të takohen për të rënë dakord për mënyrën e zgjidhjes së problemit global./21Media