Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia mbyllin kufijtë me Kosovën

Lejohen vetëm automjetet që bartin mallra

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës, ka njoftuar qytetarët se Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, kanë marrë vendim që të ndalojnë hyrjen për të gjithë shtetasit, veturat, autobusët dhe minibusët e Republikës së Kosovës.

Do të lejohet hyrja vetëm e automjeteve komerciale (ata të cilat bartin mallra).

Kjo masë do të zgjasë deri në një vendim tjetër.

Sipas njoftimit, ju ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Serbisë , për të gjithë shtetasit / veturat, autobusët dhe minibusët e Republikës së Kosovës që posedojnë dokumente të lëshuara nga Republika e Kosovës.

Prej datës, 18.03.2020 mbyllet edhe aeroporti i Shkupit.

 Po ashtu edhe aerporti i Podgoricës është i mbyllur.

 

/21Media

Back to top button