Serbia nis zbatimin e vendimit për targat RKS

Qytetarët e Kosovës kanë nisur të lëvizin në territorin e Serbisë me targa të Kosovës pa i vendosur stikerat në simbolet shtetërore.

Ekipi i kp raporton se nga vendkalimi kufitar me Serbinë në Merdare, se automjetet me targa të Kosovës po kalojnë pa i vendosur ngjitëset në simbolet shtetërore, derisa, vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me targa mbetet ende në fuqi.

Në këtë pikë kalimi, gjatë ditës ka pasur edhe kolona në dalje të Kosovës, e që ishin kryesisht automjete të bashkatdhetarëve.

Back to top button