“Serbia refuzoi takimin e 17 shtatorit”, Bislimi i kërkon Lajçakut të reagojë për “dezinformimin e mediave serbe”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar të premtën se Serbia e ka refuzuar takimin me kryenegociatorët më 17 shtator sipas rendit të ditës të përcaktuar nga ndërmjetësi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

“Për bisedimet e ardhshme të procesit të dialogut në Bruksel të vendosura për në 17 shtator, Kosova ka pranuar një marrëveshje trepalëshe. sipas rendit të ditës të përcaktuar nga ndërmjetësi. Fatkeqësisht, Serbia e refuzoi një marrëveshje të tillë. duke u përpjekur të imponojë pika të rendit të ditës të destinuara kryesisht për konsum të brendshëm politik.”, ka shkruar Bislimi në X.

Ai ka reaguar ndaj shkrimit në mediumin serb “Tanjug” duke kërkuar nga Lajçak të mohojë siç ka thënë ai mohojë dezinformimin e qëllimshëm nga mediat serbe më poshtë, ku thuhet në mënyrë të rreme se Kosova ka refuzuar takimin trepalësh të kryenegociatorëve./21Media

Back to top button