Infektimi me koronavirus i bashkëshortes ka rritur dashurinë e nje çifti të moshuarish italian.

Stefano Bozzini ka menduar të surprizojë bashkëshorten e tij prej 47 vjetësh së bashku, e shturar në një prej spitaleve COVID-19 në vend.

81-vjeçari ka marrë firzamonikën e tij, ku përmes një potpuri këngësh ka surprizuar bashkëshorten dhe ka përcjellë shumë emocione tek të gjithë pacientët e tjerë.

I veshur me një triko të kuqe, një kapelë dhe maskë, burri luante gjithë entuziazëm ndërsa gruaja e shihte gjithë dashuri.

Gruaja e tij, Carla Sacchi, e pa atë nga dritarja e spitalit e ‘Castel San Giovanni’, duke shijuar këngët e saj të preferuara, si dhe “Spanish Eyes” të Engelbert Humperdinck./oranews