Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric e ka përshkruar Sergio Ramosin si “fenomenal” dhe ka thënë se kapiteni i Realit është mbrojtësi më mirë në botë.

“Vëllai im Sergio është fenomenal. Nuk po e them këtë vetëm pse e kemi ndërtuar një shoqëri të veçantë në këto tetë vjet, pasi që shkojmë në pushime bashkë si familje, apo vetëm pse kemi pasur përvoja dhe suksese fantastike së bashku”, ka thënë Modric.

Tutje Modric ka thënë se . Ai është një lider i skuadrës dhe mbrojtësi më i mirë në botë.

“Ramosi është një yll 34-vjeçar, një garues i nivelit më të lartë dhe kur e shikon atë duke punuar me vetën, është e qartë se sa i përkushtuar është ai dhe sa i uritur është për suksese. Ai është një lider i skuadrës dhe mbrojtësi më i mirë në botë”, ka deklaruar Modric.