Dashamirët e serisë së “Perry Mason” viteve të 50-ta, tani kanë shansin të shohin atë në HBO, të ripunuar, pasi që ai u shfaq premierë në këtë rrjet televiziv. Por, ata kësaj radhe do të shohin një personazh që paraqitet më ndryshe nga personazhi Mason që është paraqitur ato vite.

Tani, Perry Mason paraqitet në Los Angeles-in e viteve të 30-ta, para se ai të bëhej avokat. Ai është i shkurorëzuar dhe mezi ia del me të ardhura. Rolin e këtij personazhi të sajuar e luan Matthew Rhys.

Aktori në një intervistë për AP, të realizuar online, ka thënë se i ka pëlyer ideja që të paraqitet në film me rolin e Perry Mason, sepse ka dashur ta paraqes atë siç është në realitet.

Sipas Rhys, Mason zgjidh raste në gjyq çdo javë, por Rhys nuk është aq i mire në paraqitje të tilla, andaj roli i ri i është përshtatur më shumë. Ky aktor është i lumtur që HBO ka lejuar të transmetojë këtë film, i cili paraqet disa moment të veçanta të jetës së Mason, përfshirë këtu edhe të një numri personash të tjerë të angazhuar në rastin e tij.

Producentë ekzekutiv të serisë së re janë Robert Downey Jr e Susan Downey.

Suzen ka thënë se qëllimi i tyre me këtë film ishte që të paraqisnin peronazhet: Perry, Della e Drake si amator. Filmi, sipas saj, nuk lidhet aq shumë me origjinalin, pasi që ata paraqiten si jashtë sistemit. Megjithatë janë munduar që ngjarjen ta paraqesin në mënyrë sa më të mirë, përcjell rtv21.tv

Suzen ka treguar se kanë rishkuar librat e shkruara për Mason në vitet e 30-ta, në të cilët edhe bazohen seritë, dhe ka parë se aty nuk shkruan se kush ka qenë Mason para se të bëhej avokat, këstu që nga kjo kanë zgjedhur të bëjnë një paraqitje tjetër të këtij personazhi.

Në filmin e ripunuar “Perry Mason”, ky personazh heton rastin për kidnapimin e një fëmije.

Aktorja Tatiana Maslany paraqitet me rolin e një protestanteje evangjeliste me emrin Alice. Ajo është e afërt me prindërit e fëmijës i cili kidnapohet dhe vritet.

Kjo aktore ka thënë se i gjithë stafi realizues i këtij filmi ka qenë shumë energjik gjatë realizimit. Sipas saj, ishte interesante të paraqitej me një rol si ky, që është paksa i frikshëm për aktorët, pasi që që të flasësh para njerëzve në gjyq nuk është e lehtë.

“Perry Mason” u shfaq premierë me 21 qershor në HBO./21Media