Sampdoria ishte klubi italian më i prekur nga koronavirusi në muajin mars, ndërsa nuk ka pasur përjashtim as tani, pasi sot lojtarët dhe stafi u janë nënshtruar tamponëve, para se të nisin grumbullimin në ambientet e skuadrës.

Katër futbollistë kanë rezultuar pozitivë nga tamponët e sotëm, njëri prej të cilëve ka qenë i prekur edhe në muajin mars, ndaj është rritur shqetësimi në lidhje me faktin se është infektuar për herë të dytë.

Klubi gjenovez ka njoftuar se asnjë prej lojtarëve të rezultuar pozitivë, nuk kanë simptoma të koronavirusit, por i janë nënshtruar karantinimit, sipas protokollit zyrtar të hartuar nga mjekët e Ligës dhe Federatës Italiane.