Liga italiane rikthehet sot me një program të ngjeshur me ndeshje, në kuadër të xhiros së 16 në Serie A.

Një ndër ndeshjet më interesante të programit të ditës së sotme do të jetë mes Milanit dhe Juventusit. “Rossonerët” do të shikojnë të vazhdojnë formën e shkëlqyer që janë duke e kaluar këtë edicion, ku janë skuadra e vetme në Top 5 ligat evropiane që janë ende pa humbje.

Një fitore e mundshme sot përballë “Zonjës së Vjetër” do të zgjeronte diferencën e pikëve mes vendit të dytë, respektivisht Interit, ku nëse arkëtohen sot tre pikë nga Milani, do t’i shihte ata në kuotën e 40 pikëve.

Në anën tjetër, Juventus nuk janë duke kaluar nëpër një formë të mirë këtë edicion, ku pas 14 xhirosh kanë regjistruar shtatë fitore, gjashtë barazime dhe një humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e pestë me gjithsej 27 pikë.

Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur programin e plotë të ndeshjeve në kuadër të Serie A.

12:30 Cagliari (15) – Benevento (10) (Stadiumi Sardegna Arena)

15:00 Atalanta (7) – Parma (16) (Stadiumi Gewiss)

15:00 Bologna (12) – Udinese (13) (Stadiumi Renato Dall’Ara)

15:00 Crotone (20) – AS Roma (3) (Stadiumi Ezio Scida)

15:00 Lazio (9) – Fiorentina (14) (Stadiumi Olimpico)

15:00 Sampdoria (11) – Inter (2) (Stadiumi Luigi Ferraris)

15:00 Sassuolo (6) – Genoa (19) (Stadiumi Mapei – Citta del Tricolore)

15:00 Torino (17) – Verona (8) (Stadiumi Olympic Grande Torino)

18:00 Napoli (4) – Spezia (18) (Stadiumi Diego Armando Maradona)

20:45 AC Milan (1) – Juventus (5) (Stadiumi San Siro).