Sërish alarme për bomba në shtatë shkolla

Policia thonë se janë ndërmarr të gjitha masat

Në shtatë shkolla në Shkup sot është ngritur alarmi për bombë, njofton Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni të Veriut.
Sipas ministrisë denoncimet janë marrë rreth orës 09:30.
Nga Policia thonë se janë ndërmarr të gjitha masat për evakuim të sigurt të nxënësve dhe stafit të shkollave.
“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, punonjësit e policisë po marrin masa për evakuim të sigurt dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste, ndërsa gjithashtu po merren masa për zbardhjen e rastit”, ka njoftuar MPB./21Media

Back to top button