Pesë marrëveshjet ndërkombëtare kanë dështuar sërish të ratifikohen në Kuvendin e Kosovës.

Përkundër debatit rreth 4 orësh nuk janë siguruar votat e mbi 81 deputetëve, aq sa nevojitet për të marrë dritën e gjelbër.

Në votim nuk morën pjesë dy partitë opozitare, LVV dhe PDK, ndërsa partitë në pushtet nuk kishin më shumë se 58 vota.

Këto marrëveshje ndërkombëtare u vendos që të shqyrtohen sërish në seancën e radhës.

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën e re duke filluar nga ora 15:30.