Sot  në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 419 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 203 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 4.715 raste nga 27.723 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 101 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 11 korrik 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.227 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.387.

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 75 raste, Komuna Gjilan 28 raste, Komuna Ferizaj 21 raste, Komuna Fushë Kosovë 11 raste, Komuna Lipjan 11 raste, Komuna Podujevë 8 raste, Komuna Viti 6 raste, Komuna Mitrovicë 6 raste, Komuna Drenas 5 raste, Komuna Kamenicë 4 raste, Komuna Malishevë 4 raste, Komuna Vushtrri 4 raste, Komuna Skenderaj 4 raste, Komuna Gjakovë 3 raste, Komuna Shtime 3 raste,Komuna Pejë 3 raste, Komuna Obiliq 2 raste, Komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast Komunat: Deçan, Prizren dhe Shtërpce.