Quique Setien i ka ditët të numëruara në stolin e Barcelonës.

Një gjë të tillë e pranoi vetë trajneri i “blaugranave” në prononcimin pas humbjes së hidhur 1-2 në “Camp Nou” ndaj Osasunas, përcjellë KosovaPress.

Setien u shpreh se nuk e di nëse do të jetë akoma trajner i Barcelonës kur të rinisë fushata në Champions, në gusht.

“Shpresoj të jem trajneri i Barcelonës në Ligën e Kampionëve, por nuk e di”. Ne duhet të bëjmë autokritikë, përndryshe do të rrezikojmë gjithçka që synojmë të arrijmë. Në këto muaj jemi përpjekur të përmirësohemi, edhe nëse të gjitha zhvlerësohen nga mungesa e suksesit. Sonte kundërshtari ka goditur tri herë në portë, duke shënuar dy gola. Ne kemi provuar në 15 raste, por nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen”, ka deklaruar ai.

Barcelona në Ligën e Kampionëve do të luaj ndeshjen e kthimit ndaj Napolit, derisa ndeshja e parë parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1./kp