Sevdai Radogoshi-Qumili në rrjetet sociale ka publikuar fotografinë e fundit me kolegun e tij, aktorin tashmë të ndjerë Rasim Thaçin Cimën.

“Për herë të fundit u takuam, për herë të fundit u fotografuam, këtu e përfundove performancën”, është mbishkrimi që Sevdai Radogoshi-Qumili e ka lënë mbi fotografinë që e ka publikuar në Instagram.

Sevdai Radogoshi-Qumili, Rasim Thaçi- Cima dhe Ibrahim Krajkovën i njohur si Leci në vitet e 8o- ta i bashkuan shprehitë e tyre të humorit në një emër, i cili mbeti i njohur ende për publikun shqiptarë si “Treshi Përsheshi”.

Ibrahim Krajkova ka vdekur në vitin 2015,  kurse Rasim Thaçi-Cima vdiq të premten në moshën 71 vjeçare.

Këta tre humoristë, kanë lënë gjurmë dhe kanë hyrë në historinë e humorit shqiptar. Skeçet me humorin e tyre, edhe sot shikohen me shumë kënaqësi në “Yotube”. /21Media