Sevilla do të kërkojë 90 milionë euro për Kounde
12 Shkurt 2021
Klubi spanjoll, Sevilla po spekulohet se do të kërkojë një shumë prej 90 milionë euroshpër mbrojtësin e tyre Jules Kounde, raporton “AS”.
Ky vlerësim që e ka bërë Sevilla për Kounde, është si pasojë që ai është duke kaluar nëpër një sezon fantastik, ku është bërë shtyllë kryesore e repartit të mbrojtjes.
Për mbrojtësin 22 vjeçar, shumë skuadra evropiane kanë shprehur interesim, ndër to edhe Manchester City, Liverpool, Real Madrid, Barcelona e Manchester United.