Sevilla është fituese e edicionit 2019/2020 në garën e dytë më të madhe evropiane për klube, Ligën e Evropës.

Skuadra spanjolle ka arritur të fitojë me përmbysje në finale ndaj Interit me rezultat 3-2, në një ndeshje.

Luuk de Jong realizoi dy gola në pjesën e parë, ndërsa Romelu Lukaku e Diego Godini tek Interi shënuan për 2:2 në 45 minutat e parë. Në pjesën e dytë, Diego Carlos në minutën e 78-të realizoi golin e tretë dhe të fitores për Sevillan.

Sevilla është klubi më i trofeshëm në Ligën e Evropës. Ky ishte trofeu i gjashtë për të në këtë garë.