Në pjesën e parë të finales së Ligës së Evropës mes Sevillës e Interit janë shënuar 4 gola.

Fillimisht kaloi Interi në epërsi përmes Romelu Lukakus. Ai shënoi në minutën e 5-të nga penaltia.

Por Sevilla përmbysi gjithçka me dy gola të Luuk de Jongut në minutat ’12 dhe ’33.

Vetëm tre minuta pasi Sevilla kaloi në epërsi, Diego Godin barazoi gjithçka në 2:2.

Sa i përket posedimit të topit ai i takoi Sevillës 58-42 përqind.