Pa dyshim që “La Casa de Papel” është bërë një nga seritë më të njohura të Netflix, duke mahnitur miliona fansa në pjesë të ndryshme të botës. Pas katër sezonesh që magjepsën shikuesit, seriali i jashtëzakonshëm spanjoll do të marrë fund me sezonin e pestë.

Seriali i krijuar nga Alex Pina ishte menduar tashmë se kur do të mbërrinte sezoni i fundit i “La Casa de Papel”, megjithatë, pandemia e koronavirusit ndikoi që i njëjti projekt të shtyhet, transmeton rtv21.tv.

Netflixi ka publikuar listën e filmave të ri dhe serive që do të shfaqen në maj dhe sezoni 5 i “La Casa de Papel” nuk është në këtë listë.

Megjithatë, Netflixi ka përmendur se sezoni i 5-të do të publikohet në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Sipas Ted Sarandos, një nga zërat më të rëndësishëm në Netflix , “La Casa de Papel 5” do të arrijë në pjesën e dytë të vitit 2021, domethënë midis korrikut dhe dhjetorit . Edhe pse ka thashetheme se do të jetë në shtator ose tetor./21Media