Në të zakonshëm, e njohur është koha e pranverës kur mendohet se bëhet paraqitja e alergjive në masë më të madhe.

Në emisionin, “Për Ditë të Mbarë”, mjeku Dukagjin Zogaj, tregon kohën kur mund të paraqiten alergjitë të personat e ndryshëm.

Sipas alergoimunologut, i njohur është sezoni i hershëm polenik që fillon nga muaji shkurt, pas tij është sezoni madhor që fillon nga muaji prill dhe vazhdon edhe gjatë muajve maj dhe qershor, por ekziston edhe sezoni i fundit që është në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës, këto konsiderohen kohët kur mund të paraqiten alergji të ndryshme.

Siç theksoi Zogaj, ka një laramani por, njëkohësisht edhe një kohëzgjatje të konsiderushme, që nënkupton se pacientëve mund t’u paraqiten alergji edhe në kohë të tjera gjatë vitit, pos në pranverë, në kohën që është e njohur nga të gjithë, e që për disa shndërrohet në kohë ankth, për shkak të përballjes me alergji të ndryshme./21Media