Pas xhirimeve të vonuara për shkak të pandemisë, më në fund “The Handmaid’s Tale” po kthehet në ekran me sezonin e katërt. Aktorja Elizabeth Moss, e cila në të luan rolin e June Osborne, një gruaje e cila përpiqet të ikë në Kanada pas një lufte civile me bashkëshortin e saj, ka thënë se seritë e tij ofrojnë shumë ngjarje.

Moss ka thënë se çdo episod ka diçka të re, se çdo episod zhvillohet në një vend të ri. Me një fjalë se çdo episod është ngjarje e re në vete. Sipas saj, në gjysmë të sezonit të katërt ndryshon çdo gjë, dhe se tani vjen në pyetje se a do të bëhet June superheroinë për njerëzit. Çfarëdo që të nodhë, June nuk do të jetë më person i njëjtë, ka thënë ajo.

Mos ka treguar se pas evakuimit të 86 fëmijëve nga vendi Gilead në sezonet tjera, personazhi i saj, June (Gjun) duhet të jetë në pozitë për lidership në rezistimin ndaj shoqërisë.

Në Handmaid”s Tale, O-T Fagbenle (O Ti Fabgenll) luan rolin e bashkëshortit të June. Ai tashmë ndodhet i strehuar në Kanada.

Ky aktor ka treguar se dalin nga bota e Bostonit dhe Gilead (Gillied) në një mënyrë të paparë, për ç’gjë mendon se është fascinuese. Ai ka thënë se është interesante të shohm se si June zhvillohet si lidere e rezistencës.

Për paraqitjen me rol në sezonin e katërt të Handmaid’s Tale ka folur edhe aktori Meks Mingella, i cili ka thënë se personazhi i tij mundohet të gjej një mënyrë për ta ndihmuar June dhe për ta parë atë. Dhe kështu gjen një rrugë që ta bëj këtë në atë ambient që është vërtetë i tmerrshëm.

Seria Handmaid’s Tale bazohet në romanin e autores kanadeze Margaret Atwood,  të vitit 1985, me po këtë titull. Prodhimi i serive të sezonit të parë filloi në vitin 2016.

Sezoni i katërt i serisë “The Handmaid’s Tale” u caktua të debutohet me 28 prill në Hulu./21Media