Seriali spanjoll i Netflix, Money Heist (La casa de Papel) do të përdundojë me sezonin e ardhshëm të pestë. Platforma e video-transmetimit të premten zbuloi në rrjetet sociale se sezona e pestë do të jetë e fundit.

Xhirimet për sezonin përfundimtar do të fillojnë së shpejti në Spanjë, Danimarkë dhe Portugali. “Ne kemi shpenzuar pothuajse një vit duke menduar se si ta përhapim bandën,” ka thënë dhe regjisori Alex Pina, përcjell portali rtv21.tv

“Si ta vendosim Profesorin në litarë. Si të futemi në situata që janë të pakthyeshme për shumë karaktere. Rezultati është pjesa e pestë e La Casa de Papel. Lufta arrin nivelet e saj më ekstreme dhe më të egra, por gjithashtu është edhe më sezoni epik dhe emocionues ”, shtoi Pina.

 

View this post on Instagram

 

part 5: the heist comes to an end. #lacasadepapel #moneyheist

A post shared by Netflix US (@netflix) on

Aktori i Narcos, Miguel Angel Silvestre, dhe aktori 24-vjeçar Patrick Criado, do të bashkohen me kastin kryesor , duke përfshirë Ursula Cobero, Alvaro Morte, Itziar Ituno dhe Pedro Alonso e të tjerë.

Shfaqja e drejtuar nga Profesori ((Álvaro Morte) filloi transmetimin në Netflix që nga viti 2017. E vendosur kundër sfondit të Madridit, shfaqja nxjerr në pah dy plane për vjedhje të përgatitur prej kohësh – një në Royal Mint të Spanjës dhe një në Bankën e Spanjës.

Filloi si një seri me dy pjesë, pro që fitoi shikues të jashtëzakonshëm pasi goditi platformën popullore të streaming. Ajo ka fituar shumë çmime në Spanjë nga kasti kryesor dhe gjithashtu krijuesit./21Media