YMCA në Kosovë bëri thirrje në komunitetet lokale të bashkohen dhe të mbështesin sfidën globale vjetore këtë të shtunë, për të festuar ditëlindjen e 176-të të YMCA-së.

Çdo vit, sfida botërore ka angazhuar qindra komunitete në të gjithë botën në një veprim të përbashkët solidariteti, ndërsa në vitin 2020 do të marrë formën e një Sfide Globale me Foto dhe përmbajtje dixhitale në internet.

YMCA, që shërben në 6 komuna të Kosovës dhe targeton 20 mijë të rinj dhe të reja çdo vit, po fton njerëzit që të mësojnë më shumë për punën e tyre dhe të bashkohen në sfidën botërore me foto për përvjetorin e YMCA-së.

“Këtë do ta shihni në 120 shtete ku YMCA operon, të lidhen me komunitetet e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë, të tregojnë punën e tyre ndërkohë që edhe do të kënaqen duke realizuar foto me materialet që simbolizojnë YMCA-në. YMCA-të nëpër glob do të lundrojnë nëpër rrjete sociale me foto të anëtarëve të tyre, vullnetarëve, dhe udhëheqësve duke pozuar dhe shfaqur aktivitetet e YMCA-së së tyre”, thuhet në komunikatë.

“Nëpërmjet kësaj sfide botërore, YMCA shpreson të shfaqë projektet tona më të mira dhe iniciativat nëpër botë që të tregojmë se jemi më shumë se një këngë. Krijuar në 1844-tën nga George Williams në Londër të Anglisë, YMCA sot operon në 120 shtete, duke mbërritur 65 milion njerëz çdo vit”, përfundon komunikata.