Derisa turizmi gjatë muajve të verës u kushtëzua nga pandemia e koronavirusit, pikëpyetje të shumta ngrihen lidhur me turizmin dimëror.

Ministri i Turizmit i Shqipërisë, Blendi Klosi tha se qeveria është duke punuar në tre drejtime më qëllim për t’i ardhur në ndihmë strukturave hoteliere.

“E para të vazhdojmë të mbajmë aleancën dhe dakordësinë mes strukturave që të përgatiten. E dyta të kemi mundësinë që strukturat të vazhdojnë të investojnë. Me fondet e garancisë do të ofroj shumë  marrjen e kredive për turizmin shqiptar dhe kjo është një arritje e madhe që kemi dakordësuar tashmë me bankën për zhvillimin europian . E treta të vazhdojmë të trajtojmë turizmin si një ure lidhëse ndërmjet anëve të ndryshme.”, u shpreh Klosi për vizionplus.

Për ministrin Klosi, paketa e përbashkët turistike me Kosovën do të jetë një tjetër hap pozitiv. Por, për operatorët turistik të zonës së Korçës, pritshmëritë e zhvillimit të një turizmi të mirë për këtë vit janë shumë të pakta, referuar edhe situatës së shkaktuar nga pandemia.

Pronaret e  hoteleve, restoranteve e bujtinave thanë se nëse rikthehen masat kufizuese, atëherë situate do të bëhet edhe më e vështirë./vizionplus