Arsimi ende sfidë për Kosovën

Arsimi ende sfidë për Kosovën

Sfidë për gjendjen e rëndë të arsimit në Kosovë mbetet mos zbatimi i kurrikulës, mungesa e teksteve të duhura shkollore dhe politizimi i institucioneve  arsimore.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se rezultatet e pritura nuk janë arritur ende.

“Është e dukshme mungesa e kurrikulës që për 10 vite është punuar me tekste shkollore që janë edhe diskriminuese. Ftoj të gjithë përfaqësuesit e arsimit që të arrihet tek një platformë në përmirësimin e gjendjes së arsimit në Kosovë”, tha ajo.

Ndërsa, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi tha se gjendja e arsimit në Kosovë nuk është ajo që kërkohet të jetë. Sipas tij, sa i takon nivelit të hershem të arsimit janë në përfundim të kurrikulës finale ndërsa tha se janë duke punuar fuqishëm edhe në depolitizimin e shkollave.

“Mungesa e trajnimeve adekuate për mësimdhënësit kanë ndikuar që të mos zbatohet sa duhet kurrikula, madje si sfidë është edhe  mungesa e infrastrukturës”, tha ai.

Sipas Bytyqit, në ministri janë duke punuar që ta rrisin nivelin e arsimit të lartë duke punuar në pavarësinë e Agjencisë së Akreditimit, derisa kërkoi nga udhëheqësit e universiteteve dhe kolegjeve që kontrollohen më shumë këto institucione me qëllim që të ofrohet arsim cilësor.

Për gjenjen e rëndë të arsimit në Kosovë ka folur edhe kryetari i komisionit për arsim në Kuvendin e Kosovës, Ismajl Kurteshi. Si sfida, Kurteshi ka numëruar mungesën e buxhetit dhe menaxhimin jo të duhur të tij, politizimin e shkollave dhe mos politizimin e institucioneve arsimore./21Media