Përfundon takimi i Delawies me deputetët e PDK-së

Shaip Muja nuk ndërron mendje për demarkacionin

Pas mbledhjes me ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie, deputeti i PDK-së, Shaip Muja ka thënë se ambasadori Delawie nuk ka kërkuar decidivisht që të votohet demarkacioni nesër në Kuvend, shkruan rtv21.tv

Muja ka thënë se ai personalisht nuk e ka ndërruar mendjen që ta votoj demarkacionin nesër gjatë seancës plenare dhe po ashtu ai e ka lënë të hapur mundësinë që nesër ta votoj mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Kujtojmë se sot po ashtu Delawie është takuar me deputetët e LDK-së./21Media

Back to top button