Këngëtarja kolumbiane 43-vjeçare , Shakira dukej absolutisht mahnitëse të hënën, pasi ajo postoi fotografi tërheqëse për 68 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

“Ky është një kostum banje i ri miku im Bego e bëri për mua,” shkroi këngëtarja e hitit Hips Don’t Lie,

Veshjet vjollcë me dy pjesë shfaqën kthesat vrasëse të këngëtares, përcjell portali rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

This is a new bathing suit I designed and my friend Bego made for me. I always need to create my own for the summer!

A post shared by Shakira (@shakira) on

Shakira ka dy djem , Milan, shtatë dhe Sasha, pesë vjeç me partnerin e saj, futbollistin Gerard Piqué, me të cilin është martuar që nga viti 2011.

Në shkurt të këtij viti, Shakira i kujtoi botës se çfarë superyll i vërtetë është, pasi ajo u bashkua me Jennifer Lopez për të performuar në pjesën e parë të Super Boël LIV të Ligës Kombëtare të Futbollit, në Hard Rock Stadium në Miami Gardens.

Shakira bëri një shfaqje spektakolare  me  superenergji gjatë performances së hiteve të saj duke përfshirë Whenever, Wherever, Waka Waka dhe She Wolf./21Media