Shala: Inspektorët e tregut edhe në veri
Ministri Shala takohet me drejtorët e inspektorëve komunal
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, gjatë takimit që ka zhvilluar me drejtorët e inspektorëve komunal ka shprehur shqetësimin për mos zbatim të ligjit të Inspektoratit të Tregut. Me këtë rast u paralajmërua kryeinspektori i MTI-së brenda muajit do të zhvillohet një vizitë në veri të Mitrovicës. Shala u zotua se si prioritet i tij mbetet mbrojtja e konsumatorit prandaj edhe fokus mbetet rritja e numrit të inspektorëve të tregut./21Media