Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Haxhi Shala ka thënë se nëse nuk respektohen organet e partisë do ta shqyrtojë mundësinë e largimit nga NISMA.

‘’Une jam deputeti i Nismës jam shef i grupit parlamentar, nëse vazhdon kështu e them publikisht  që mos të respektohen organet e partisë ose kryetarët e degëve unë nuk do të jem në Nismë’’, ka thënë Shala.

Shala ka thënë pas votimit ka pasur një telefonatë me Limajn.

“Kur nuk e kam pranuar të marr fjalën si kryetar i NISMA-s, Limaj më ka thënë çfarë bëre more kështu”, ka thënë ndër të tjera Haxhi Shal në “Debat Plus”.