Shala: Për shkak të paaftësisë së Kurtit nuk u zgjodh presidenti

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, tha se PDK-ja e ka të qartë se nuk ka hapësirë për bisedime me LVV-në për çështjen e presidentit, derisa nuk ka një vendim nga Gjykata Kushtetuese. Në një bisedë për RTV21, deputeti Shala tha se, për shkak të paaftësisë së kryeministrit Kurti, nuk është arritur një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit brenda afatit kushtetues.

“PDK e ka qartësuar tashmë pozicionin se ne nuk mund të zhvillojmë asnjë lloj bisedimesh derisa të ketë vendim të Gjykatës Kushtetuese për procesin, për të cilin, parimisht, kemi ardhur si rezultat i paaftësisë rreth zgjedhjes së presidentit.”, tha Shala./RTV21

Back to top button