”Shancin e dytë s’ia ofrojmë”, qytetarët porosi deputetëve: Vota është një lloj amaneti

Certifikimi i rezultateve u ka hapur rrugë 120 deputetëve të zgjedhur që të ushtrojnë mandatin e tyre si përfaqësues të popullit në Kuvend në rast se nuk do të ketë ndonjë bllokadë tjetër institucionale.
Por ata që ua dhanë votën ndihen shumë pak ose aspak të përfaqësuar nga ta.
Disa qytetarë thonë se deputetët më shumë mendojnë për interesa personale se për ata që iu mundësuan ulëset në Kuvend. Sipas tyre, deputetet duhet të zgjidhin problemet e shumta që kanë qytetarët sot.
Deklaratat e disa qytetarëve të dhëna për RTV21.
”Kurrë nuk është mjaftueshëm, vota është një lloj amaneti. Duhet të jenë të vetëdijshëm se do të japin përgjegjësi para zotit as 50 % të pagës nuk e meritojnë. Në vija trasha por se nëse ja beson një punë s’ta kryen shancin e dytë s’ia ofrojmë …”
“Ata i mbrojnë interesat personale jo interesat e popullit. Kosova s’ka lluks këtë gjë që po bën… Aspak s’ndihem i përfaqësuar ai qe ka fitu shumicën e përfaqëson pjesën më të madhe por të gjitha partitë opozitare duhet te ulen…”
“Duhet me i ngrit problemet e qytetarëve për atë janë zgjedhur.. shpresoj duhet t’i ndërrojmë nëse s’na zgjidhin problemet”.
Në Institutin për politika sociale “Musine Kokalari”, thonë se legjislativi i ri duhet të ketë në fokus përfaqësimin socio-ekonomik të qytetarëve. Sipas, Belgzim Kamberit, mazhoranca aktuale nuk është marrë shumë me projektet kapitale.
“Qytetaret e kanë deleguar mandatin e tyre tek deputet dhe mbetet te shihet nëse legjislacioni i ri do t’i përfaqësojë të gjitha kategoritë shoqërore në Kosovë veçanërisht nga perspektiva socio ekonomike. Nëse shohim legjislacioni i fundi duket qe qeveria s’ka qenë shumë e angazhuar ne projektet kapitale”, tha për RTV21 Kamberi.
Në Grupin për Studime Juridike dhe Politike thonë se pa një bashkëpunim mes partive, problemet e qytetarëve do të mbesin nën hije. Sipas Abëresha Loxhës, ka shumë çështje të rëndësishme që deputetët duhet t’i çojnë përpara.
“Kjo varet sa bashkëpunues janë spektri politik që së pari i bie nëse do të ketë marrëveshje për qeverinë pastaj për presidentin. Nëse s’do të ketë marrëveshje e bashkëpunim se paku të një pjese të spektrit politik unë dyshoj se do të se mund të fokusohen ne probleme reale të qytetarëve. Legjislaturat e fundit nuk kanë mundur të fokusohen tek një plan i mirëfilltë legjislativ ku të futen ne legjislacion dhe në punë të kuvendit ligje me rendësi vitale për qytetarin dhe qe e preokupojnë realisht qytetarin qenësor është fillimisht te kemi kuvend funksional. Ka shumë çështje të rëndësishme që duhet quar përpara”, deklaroi Loxha.
Legjislatura e 11-të e Kuvendit pritet të përbëhet nga 53 deputetë të LVV-së, 22 të PDK-së 18 të LDK-së, 7 të AAK si dhe nga 20 deputetë të komuniteteve. Në rast të konstituimit të kuvendit, kjo do të jetë legjislatura e trete brenda 18 muajve./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?