Dy këngëtarët e njohur, Shaqir Cërvadiku dhe Mahmut Ferati sonte publikuan projektin e tyre të përbashkët.

Dyshja e njohur kësaj radhe, bashkë i këndojnë masakrës së Poklekut, projekt të cilin artistët e kanë publikuar me videoklip, shkruan rtv21.tv

Tekstin e këngës “Masakra e Poklelut” e ka shkruar Milaim Islami, ndërsa për muzikën është përkujdesur këngëtari Shaqir Cërvadiku.

Ndërkaq, videoklipi është realizuar nga RedmediaKs.

Vlen të ceket se një pjesë e videoklipit është realizuar në vendin ku ka ndodhur masakra.

Ndryshe, Në Poklek të Drenicës në vitin 1999 forcat serbe kanë vrarë dhe kanë masakruar mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleqë dhe fëmijë./21Media