Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri i cili luan për Liverpool është shprehur krenar me prejardhjen e tij nga Gjilani, duke i kthyer përgjigje një tifozeje e cila pyeste në Twitter se a është Gjilani djep i futbollit në Kosovë.

Përveç Dritës edhe klubi tjetër nga i njëjti vend, SC Gjilani, arriti suksese këtë vit, duke e siguruar daljen në Evropës përmes pozitës si nënkampion i ligës.

Këto sukese të dy klubeve nga Gjilani e shtynë një tifoze të pyes nëse Gjilani është djepi i futbollit, pyetje kjo ndaj së cilës dha përgjigje vetë Shaqiri.

“Vendlindja ime, Gjilani (vendlindja edhe e Xherdan Shaqirit) i ka dy klube të futbollit: Dritën dhe Gjilanin. Ato e mbyllën sezonin në pozitën e parë dhe të dytë dhe do ta përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare. A mund ta quaj qytetin tim djep të futbollit apo është ende herët”, shkroi Flaka Ismaili në Twitter.

Në pyetjen e saj është përgjigjur Shaqiri, me “Mundesh, 06”.