Shaqiri zgjidhet “Lojtari i Javës” në Zvicër

Xherdan Shaqiri po vazhdon të shfaqë formë të jashtëzakonshme në Zvicër.
Ylli kosovar është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në Superligën zvicerane nga votat e tifozëve të kësaj lige.
Në fakt, ish-përfaqësuesi zviceran ishte lojtari kryesor i Baselit kundër Young Boys në kuadër të xhiros së 32-të, më saktësisht në barazimin 3:3, në një ndeshje mjaft interesante dhe dramatike.