Modelja britaneze, Shari Halliday thotë se sportisti Usain Bolt i ka kërkuar disa fotografi provokuese, vetëm dy ditë para se të bëhej baba.

22-vjeçarja i tha “The Sun”, se Bolt i tha asaj “seksi” dhe “zemër” në disa mesazhe që ia dërgoi pas një ndeje që ishin bashkë verën e kaluar.

Pavarësisht se kishin biseduar goxha gjatë, modelja insiston se Bolt asnjëherë se ka përmendur partneren e tij, Kasi Bennett dhe se ajo e ka kuptuar për lindjen e vajzës së tij më vonë, vetëm kur njoftoi kryeministri xhamajkan.

Halliday shtoi se gjatë kohës së izolimit, ajo ra përsëri në kontakt me Boltin, e që sipas saj, ai i kërkoi këto fotografi.

Më 17 maj të këtij viti, Bennet solli në jetë fëmijën e parë të atletit të famshëm. Emri i foshnjes nuk u bë i ditur./21Media