Aktorja Sharon Stone zbuloi në një intervistë së fundmi se i ka shpëtuar vdekjes 3 herë. Herën e parë që mendoi se jetës së saj i erdhi fundi ishte kur u godit nga rrufeja në shtëpi.

Herën e dytë ajo u rrëzua pasi u pengua nga një varëse rrobash duke i shkaktuar hematoma të shumta, ndërsa herën e tretë kur pësoi atak kardiak.

62-vjeçarja shtoi se jeta e saj ka qenë plot me situata të çmendura dhe të rrezikshme.

Kujtojmë se filmat më të njohur të Stone janë: “Casino”, “Basic Instinct”, “Silver”, e shumë të tjera.