“Sharri” më i suksesshmi i turneut “Fushë Kosova Open 2020”
9 Mars 2020
"Sharri" rrëmbeu 27 medalje dhe dy kupa
“Sharri” rrëmbeu 27 medalje dhe dy kupa
Klubi i Karatesë “Sharri” doli i pari në turneun ndërkombëtar të karatesë “Fushë Kosova Open 2020”.
Në garat e mbajtura një ditë më parë, klubi nga Ferizaj ka vazhduar traditën e sukseseve, ku në mesin e karateistëve nga vendi dhe rajoni, arriti të rrëmbejnë 27 medalje dhe 2 kupa, duke u bërë klubi më i trofeshëm.
Karateistet e “Sharrit” fituan 2 kupa, 10 medalje të arit, 8 të argjendit dhe 9 të bronzta.