Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha ka thënë se Kosova ka humbur rastin më të mirë për liberalizim të vizave.

Në emisonin debatues “Click”, Shasha ka deklaruar Kosova rastin më të mirë për liberalizimin e vizave e ka humbur në vitin 2016.

“Kosova e ka humbur rastin më të mirë të saj për liberalizim të vizave në vitin 2016. Komisioni Evropian propozoi që Kosovës, Gjeorgjisë dhe Ukrainës t’i liberalizohen vizat në një pako, dhe Komisioni Evropian tha se janë dy kritere të mbetura demarkacioni dhe lufta kundër korrupsionit të lartë. Në 2016 ne në vend që të tregohemi serioz dhe të ratifikojmë demarkacioni të vazhdojmë luftën kundër korrupsionit të lartë. Klasa politike e jona zgjodhi një rrugë pa krye filloi një diskurs kundër produktiv sa i përket demarkacionit ne e humbëm trenin sa i përket liberalizimit të vizave në vitin 2016″ Ka thënë Shasha./21Media