Shatri: Gjendja ekonomike në vend nuk është siç thotë Qeveria, ekonomia nuk po lulëzon

Ish-minstri i Financave, Haki Shatri ka thënë se gjendja ekonomike në vend nuk është siç potencon Qeveria.
“Ekonomia në vend nuk po lulëzon”, tha Shatri.
“Për fat të keq, nuk është ashtu siç po trumbeton Qeveria se gjendja ekonomike po lulëzon, se vendi po zhvillohet me një ritëm të paparë deri më tani. Asnjë prej argumenteve bazë, nuk po e dëshmon këtë deklarim të Qeverisë. Rritja e trumbetuar e zhvillimit ekonomik të Kosovës të vitit 2021 për 10.7% është e matur me vitin 2020 kur ka pasur rënie për 5.3%, zakonisht te analizat serioze, krahasimi i rritjes a rënies ekonomike nuk bëhet duke marrë parasysh një vit ku ka pasur probleme të çfarëdo natyre”, tha Shatri./21Media

Back to top button