Atleti Fikret Shatri do të niset sot për të realizuar rrugëtimin sfidues 257 km nga Prishtina në Tiranë.

Shatri do të niset në ora 18:00 nga Sheshi Skenderbe në Prishtinë, me moton “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe”.

Sipas njoftimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, në 1% të vrapimit të Fikret Shatrit, simbolikisht do të vrapojë edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani./21Media