Shaw dëshiron që të transferohet tek ky klub

Mbrojtësi i majtë i Manchester United Luke Shaw nuk ka gjetur vendin që i është premtuar në Old Trafford

Sipas The Sun ai dëshiron që të bashkohet me një klub tjetër të Premier Ligës gjatë verës që po vjen, e ky klub është Tottenham Hotspur.

Reprezentuesi anglez nuk është i favorizuar nën urdhërat e portugezit Jose Mourinho, pasi nuk e ka impresionuar me përformancat e tij, dhe Shaw dëshiron që të largohet para se të mbetet vetëm një futbollist që nxen stolin në bankinën e Manchesterit, shkruan rtv21.tv.

Ai dëshiron ribashkimin me trajnerin argjentinas Mauricio Pochettino, pasi ka qenë nën urdhërat e tij në kohën kur ka qenë futbollist i Southamptonit./21Media

Back to top button