Pamje shokuese kanë dalë në dritë të cilat tregojnë sesi një burrë i bërtet protestuesve të “Black Lives Matter” që të shkojnë në shtëpi, dhe i kanos me sharrë elektrike.

Pamjet, të cilat u shpërndanë në Twitter, tregojnë personin teksa i vërsulet tubuesve përpara një dyqani në McAllen, Texas. 44-vjeçari, i cili nuk është identifikuar, u arrestua më vonë nga Departamenti i Policisë McAllen, raporton NBC News.

Videoja, që deri tani është klikuar miliona herë – tregon burrin e veshur me një këmishë të kuqe dhe xhinse, teksa del nga një kamion dhe u afrohet protestuesve me sharrën elektrike të ndezur. Ai përsërit sharje raciste, ndërsa thotë se protestuesit janë të lidhur me Antifan-, grupin antifashist të deklaruar së fundi terrorist nga Trump-i.