SHBA dënon fuqishëm sulmet e protestuesve serbë kundër KFOR-it

Pas sulmeve të protestuesve serbë ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it në veri ka reaguar Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Hovenier tha se SHBA e dënon fuqishëm këto veprime, përfshirë përdorimin e eksplozivëve.
”SHBA-të dënojnë fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër NATO_KFOR, trupat që kërkojnë të ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për një ndalim të menjëhershëm të dhunës ose veprimeve që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, ka shkruar Hovenier./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?