Në Shtetet e Bashkuara për 24 orë janë raportuar 1120 vdekje nga koronavirusi, kurse numri i të infektuarve po vazhdon të rritet, posaçërisht në shtetet si Teksas dhe Florida

Tashmë raportohet për 3,9 milionë raste të konfirmuara me infeksion dhe mbi 142 mijë vdekje në SHBA.

Brazili me mbi 2 milionë raste dhe India me mbi 1 milion janë shtete tjera me numra shtatë shifrorë të të infektuarve. Në Brazil kanë vdekur mbi 81 mijë nga koronavirusi, kurse në Indi raportohet për mbi 29 mijë të vdekur.

Rrtije drastike të infeksioneve në ditët e fundit ka në Afrikë të Jugut, ku tashmë konfirmohen mbi 380 mijë raste me COVID-19, kurse vatrat tjera në Amerikën Latine si Kili, Peru dhe Meksika kanë mbi 300 mijë të infektuar të konfirmuar.

Përhapje të shpejtë të koronavirusit ka edhe në Pakistan shtetin fqinj të Indisë, ku tashmë raportohet për mbi 260 mijë raste.

Në shkallë globale raportohet se kanë vdekur mbi 600 mijë veta. /21Media