"Ministrat kanë bërë të qartë se ndryshimi në planin e ushtrimit reflekton dëshirën e të dy vendeve"

“Ministrat kanë bërë të qartë se ndryshimi në planin e ushtrimit reflekton dëshirën e të dy vendeve”

SHBA dhe Koreja e Jugut kanë vendosur t’i japin fund ushtrimeve ushtarake vjetore të mbajtura në Gadishullin Korean.

Vendimi u mor për të krijuar një klimë të favorshme në negociatat me Korenë e Veriut për denuklearizimin e gadishullit dhe ai u mor nga dy ministra të mbrojtjes, John Kjeong-du dhe Patrick Shanan gjatë një bisede telefonike të mbajtur dje, transmeton agjencia e lajmeve jugkoreane Jonhap.

Ndonëse, ushtrimet nuk do të mbahen më, dy aleatët kanë vendosur që ushtritë të mbesin në një nivel të lartë vigjilence.

“Ministrat kanë bërë të qartë se ndryshimi në planin e ushtrimit reflekton dëshirën e të dy vendeve për të mbështetur përpjekjet diplomatike që do të çojnë në një reduktim të tensioneve dhe një denuklearizim të plotë të Gadishullit Korean”, bëhet e ditur në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë Jugore.