Shqipëria nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me SHBA-në për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës.

“Falë SHBA-së sot jemi në një realitet tërësisht të ndryshë nga ai jo shumë vite më parë. Sot flasim për bashkëpunim e paqe të qëndrueshme rreth një tryeze ndërkohë që dje dëgjohen klithma e bomba” u shpreh Rama në një daljen e përbashkët me median me nënsekretari i Shtetit për zhvillimin Ekonbomik Keith J. Krach”, ka vlerësuar Rama rolin e SHBA-së në rajon.

“Do bëjmë çmos që paraja që vjen nga vendet mike të mos ketë vonesë dhe të kthehet në përfitim reciprok” theksoi Rama.

Kryeministri para firmosjes së këtij memorandumi në ambientet e kryeministrisë tha se ky memorandum “do ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitulli të ri për investimet e drejtëpërdrejta jo vetëm amerikane por dhe të huaja. Do të rrisë eksportet shqiptare dhe do të fusë në rrugën përfundimtare të realizimit një ëndërr 50 vjeçare që është ndërtimi I HEC Skavicës që e kthen Shqipërinë në një vend sovran në aspect të prodhimit të energjisë”.