Shtetet e Bashkuara presin të imunizojnë 100 milionë njerëz me vaksinën kundër koronavirusit deri në fund të tremujorit të parë të vitit të ardhshëm, tha sot shefi i programit amerikan për zhvillimin e shpejtë të vaksinës së koronavirusit, Moncef Slaui.

“Ne do të imunizojmë 100 milionë njerëz deri në fund të tremujorit të parë të 2021,” tha Slaui në një intervistë me Fox News Sunday, njoftoi Reuters.

Ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara shpresojnë të kenë rreth 40 milionë doza vaksinat deri në fund të dhjetorit, 50 milionë deri 80 milionë në janar dhe po aq në muajin shkurt.

Është e nevojshme të merrni vaksinën dy herë për imunizim.