SHBA do të marrë hua 3 trilionë dollarë për përballimin e Covid-19

SHBA do marrë një hua prej 3 trilionë dollarë në tremujorin e dytë, për të kompensuar kostot e paketave të ndihmës për Covid-19.

Shuma e cila u cilësua si rekord është më shumë se pesë herë më e lartë se huaja e marrë, në kulmin e krizës financiare të vitit 2008, transmeton rtv21.tv.

Në vitin 2019, vendi huazoi 1.28 trilion dollarë. SHBA ka aprovuar rreth 3 trilionë dollarë për situatën nga Covid-19, përfshirë fondet shëndetësore dhe pagesa të drejtpërdrejta

Borxhi i përgjithshëm i qeverisë amerikane tani është 25 trilionë dollarë.

SHBA është vendi më i prekur në botë nga Covid-19 me 69 mijë e 925 viktima dhe 1 milion e 212 mijë e 955 të infektuar./21Media

Back to top button