SHBA është e vendosur të tërheqë gati 12,000 trupa nga Gjermania në atë që e përshkroi si një levizje “strategjike” të forcave të saj në Evropë.

Rreth 6.400 trupa do të dërgohen në shtëpi, ndërsa pjesa tjetër do të transferohet në vendet e tjera të NATO-s, si Italia dhe Belgjika, raporton BBC.

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se masa ishte një përgjigje për Gjermaninë që nuk arriti të përmbushë objektivat e NATO-s përkatësisht të pagesës prej 2% të bruto prodhimit vendor për aleancën ushtarake, transmeton rvt21.tv.

Zyrtarë të lartë gjermanë kanë shprehur shqetësim.

Prania ushtarake amerikane në Gjermani është një trashëgimi e okupimit aleat të vendit pas Luftës së Dytë Botërore. Gjermania aktualisht ka numrin më të madh të forcave amerikane në Evropë, e ndjekur nga Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja./21Media