SHBA feston Ditën e Pavarësisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) sot festojnë Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 245-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Deklarata e Pavarësisë është një dokument, me ç’rast 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut e kanë shpallur pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.
Dokumenti i Pavarësisë ishte ratifikuar më 4 korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.
Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarreve.